Newcastle komplikon pjesëmarrjen në Champions, ndalet ndaj Leeds (VIDEO)

Newcastle United bën një tjetër ndalesë në Premier League duke komplikuar ëndrrën për të marrë pjesë në Champions League. Bardheznjtë nuk shkuan përtej një barazimi 2-2 në transfertën ndaj Leeds United.

Ishte një ndeshje e mbushur me penallti, teksa u dhanë tri të tillë, por vetëm dy u realizuan. Vendasit do të kalonin në avantazh që në minutën e 7-të me Ayling. Më pas do të kishin shansin për të dyfishuar shifrat, por Bamford u ndal nga një pritje fantastike e Pope.

Newcastle ndërkohë do të ishte shumë më e saktë nga pika e bardhë, pasi Callum Wilson do të realizonte dopietë në minutën e 31-të dhe 69-të. Leeds do të rikthente baraspeshën me Kristensen 10 minuta nga fundi i kohës së rregulltë, ndërkohë që Junior Firpo mori kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Newcastle me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 66 pikë, 3 më shumë se United që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?