Newcastle luan tenis ndaj Tottenhamit, e mund 6-1 (VIDEO)
Newcastle ka turpëruar keq Tottenhamin ditën e sotme, duke e mposhtur në shifrat 6-1. Bardhezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, teksa do të shënonin 5 gola në vetëm 21 minuta lojë.
Sipari i golave u hap në minutën e dytë me Murphy. Brenda pjesës së parë, Murphy shënon edhe një tjetër gol, ndërsa më pas e patën radhën lojtarë si Joelinton dhe dopieta e Isak.
Goli i Kane shërbeu vetëm për ngushëllim, pasi në të 67-tën Wilson “tund rrjetën” e Lloris. Me këtë fitore, Newcastle renditet në vendin e 3-të me 59 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

