Newcastle s’di të ndalet në merkato, objektivi i radhës është Goncalo Ramos

Placeholder Image

Newcastle pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës. Skuadra bardhezi deri më tani ka siguruar transferimin e Sandro Tonalin, i cili në fakt nuk do të jetë i vetmi. “Qymyrxhinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi solid që të vazhdojë të ëndërrojë dhe të konkurrojë në nivele të larta në Angli dhe Europë.

Sipas “The Mirror” synimi i radhës është Gonçalo Ramos, sulmuesi i Benfica që ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro. Klubi portugez i Benfica do të ishte i gatshëm ta linte të largohej për 80 milionë euro, por bardhezinjtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 50 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?