Neymar apo Griezmann, Messi zbulon emrin që do te Barcelona
E ardhmja e Antoine Griezmann mbetet ende në ajër.
Kampioni i Botës ka paralajmëruar largimin nga Atletico e Madridit në fund të këtij muaji dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij është te Barcelona. Por kjo nuk do të ndodh sipas “RMC” në Francë.
Duke iu referuar këtyre burimeve, thuhet se Lionel Messi ka pasur një bisedë me drejtorin e katalanasve, ku është shprehur kundër një firme me Griezmann.
Mësohet se “pleshti” argjentinas nuk e dëshiron një transferim të francezit në “Camp Nou” dhe për këtë fakt i ka kërkuar klubit kthimin e Neymar. Braziliani, futbollisti më i shtrenjtë në Botë është aktualisht pjesë e PSG-së dhe vetëm një shifër prej 300 milionë eurosh do e rikthente sërish në La Liga.
KOHA JONË SONDAZH

