FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar braktis Parisin për shkak të koronavirusit, kthehet në Brazil

Neymar është mes lojtarëve të mëdhenj që kanë braktisur qytetet e skuadrave për të cilat luajnë, për tu kthyer në shtëpi. Kampioni i PSG është larguar nga Parisi për shkak të koronavirusit dhe ka fluturuar në Brazil.

Neymar ka mbërritur me një fluturim privat, që ishte autorizuar nga klubi i tij. Pas disa ditësh braziliani ka ndërmend të spostohet në bregdetin paulist, në Guaruja, atje ku zotëron një banesë.

Pavarësisht se edhe në Brazil kanë nisur të merren masa për të limituar lëvizjet e personave. “O Ney” megjithatë nuk është treguar indiferent ndaj situatës shëndetësore botërore e ka dashur të mbështesë personalisht punën e njerëzve të shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?