Neymar do të bëhet sërish baba; gjininë e fëmijës e zbulojnë me një super festë
Neymar do të bëhet sërish baba. Bruna Biancardi, partnerja e brazilianit të PSG, tashmë në muajin e pestë të shtatzënisë, ka treguar në profilin e saj në Instagram pamjet e përgatitjes për ceremoninë e zbulimit të gjinisë së fëmijës, në të cilin do të merrte pjesë edhe djali i Neymar, Davi Lucca (e ka nga lidhja e mëparshme me Carolina Nogueiera Dantas), 11 vjeç.
Videoja tregon përgatitjet për zbulimin e gjinisë së bebes. Gjithçka arrin kulmin kur Davi Lucca shtyp butonin. Kaskada e konfetit rozë nuk lë asnjë dyshim: Bruna Bianciardi dhe Neymar do të kenë një vajzë.
“Mezi prisnim të vinte ky moment.., – shkruan influencuesja dhe modelja braziliane, duke shoqëruar videon e postuar në kanalet e saj sociale. – Mezi presim të të takojmë personalisht, BIJË! Ti je dhurata jonë më e madhe!” E gjitha vetëm pak ditë pas faljes publike të Neymar karshi Brunës, pasi e tradhtoi me femra të tjera.
View this post on Instagram
A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)
KOHA JONË SONDAZH

