FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar Jr vendos, zgjedh skuadrës e tij të ardhshme

Nuk ka biletë për Madrid për yllin brazilian të PSG-së, Neymar Jr.

Të paktën këtë shkruan gazeta spanjolle “Sport”, që zbulon se 27 vjeçari është i destinuar për tu rikthyer aty ku u bë i famshëm, në “Camp Nou”.

Marrëdhënia mjaft e mirë me lojtarët katalanas, sidomos me Lionel Messin duket se e ka bindur Neymar që nëse lëviz nga “Parc des Prince” të marrë rrugën drejt Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende se cila do të jetë oferta që do bind drejtuesit e PSG-së, por Neymar mund të rikthehet te Barcelona brenda pak kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, Neymar ndodhet në infermieri, pasi këputi ligamentet e këmbës së djathtë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje shihet i largët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?