Neymar kërkohet në Premier League, por ka dhe dy opsione të tjera

Aventura e Neymar te PSG duket se po shkon drejt fundit. Sipas “The Mirror”, drejtuesit e PSG po mendojnë seriozisht për ta larguar yllin brazilian nga skuadra në merkaton e verës.

Në “pole position” për të afruar sulmuesin është Chelsea. Këta të fundit që kur është ndryshuar pronësia, kanë bërë investime të rëndësishme dhe Neymar mund të jetë i radhës.

Chelsea nuk është i vetmi opsion për yllin brazilian. Një rikthim te Barcelona nuk përjashtohet, ndërkohë që vetë Neymar në një intervistë ka shprehur dhe dëshirën për t’u rikthyer te skuadra e Santos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?