Neymar paguan 11 mijë euro në muaj për miqtë e tij

Neymar është rikthyer të jetë protagonist me skuadrën e PSG në Ligue 1, pas një mungese të gjatë prej disa muajsh. Gjatë verës u përfol për një largim të mundshëm te Barcelona, por në fund, ai qëndroi dhe shënoi një super gol me roveshatë që në duelin e parë.

 

Ndërkohë, në kohën e tij të lirë, fenomeni brazilian shoqërohet nga Jo Amancio, Gilmar Cebola, Guilherme Pitta, Alvaro Costa dhe Gustavo Almeida: Grupi quhet ” Los Toiss”. Pesë miqtë e Neymar janë thuajse gjithë kohës me të, ndërkohë që “Mundo Depotivo” raporton se braziliani paguan për secilin prej tyre 11 mijë euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari në listë, Jo Amancio, është mik me Neymar që kur ka qenë fëmijë. Cebola, nga ana tjetër, është fotografi zyrtar i yllit brazilian. Pitta është ai që organizon kohën e lirë të O’Ney dhe është shoqëruesi i tij i pandashëm në festa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy të fundit quhen Alvaro Costa, udhëzuesi për guidat turistike dhe Gustavo Almeida, i lidhur me biznesin familjar. Sidoqoftë, nuk janë vetëm paratë që i bashkojnë, pasi sipas tyre ata janë për miqësi, biseda, udhëtime dhe gjithçka që mund të ketë në një grup shoqëror. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?