FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar sfidon “Brazilin e Europës”, premtohet një duel spektakolar

Brazil-Belgjikë është e gjitha për t’u shijuar, në një nga duelet padyshim më të bukura të fazës çerekfinale. Në njërën anë janë 5 herë kampionët e Botës që nuk kanë nevojë shumë për koment, ndërkohë që në krahun tjetër ekipi evropian më i talentuar. “Selecao” mbështet te Neymar, në një formë shumë të mirë në duelet e fundit, por pa harruar as mbrojtjen shumë solide. Belgjika ndërkohë beson shumë te fantazia e Hazard dhe forca fizike e Lukakut në sulm. Skuadra e Tites ka pësuar vetëm një gol në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, teksa tashmë duket se i ka zgjidhjet ne mbrojtje për të mos përsëritur më humbjen 1-7 të 4 viteve më parë ndaj Gjermanisë. Vetëm me një triumf të mundshëm në Kupën e Botës, ai mund të përfundojë në librin e artë të kujtimeve.

Më parë ka vetëm një precedent në Kupën e Botës, mes këtyre kombëtareve, teksa kanë buzëqeshur brazilianët pas një fitoreje 2-0 me golat e Rivaldos dhe Ronaldos në vitin 2002. Në fund ata fituan dhe Kupën e Botës. Në krahun tjetër Martinez ka barazuar arritjen e vitit 1986 dhe 2004 dhe tashmë kërkon një rezultat historik. Talenti nuk mungon, falë Hazard, De Bruyne dhe Mertens, ndërkohë që bomberi Lukaku edhe kundër Japonisë bëri një paraqitje të mirë. Sa do të shërbejnë për të mundur Seleçaon, mbetet që ta shohim …/Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?