FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar: Vuajtëm ndaj Meksikës, por do të shkojmë larg! (VIDEO)

Neymar ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 2-0 që Brazili arriti ndaj Meksikës, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2018. Sulmuesi i kombëtares “seleçao” shënoi një gol dhe dhuroi një asist për shokët e tij, duke qenë arkitekti i një suksesi shumë të rëndësishëm.

“Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën, pasi kemi luajtur mjaft mirë, si rrallëherë kohët e fundit. Kjo punë e mirë kolektive solli këtë rezultat. Patëm disa momente ku vuajtëm, pasi Meksika është një rival i fortë, një skuadër e komplikuar për t’u përballur, me cilësi në përbërjen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ne treguam se kemi më shumë cilësi se Meksika, se jemi një ekip më i përgatitur. Nga ndeshja në ndeshje po bëhemi më kompakt, jemi në çerekfinale dhe kemi mundësi të shkojmë akoma më larg”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?