Nga 0-2 në 3-2, Arsenali merr fitore spektakolare. Triumfon dhe Chelsea (VIDEO)

Arsenali ka arritur një fitore spektakolare 3-2 ndaj Bournemouth, por vetëm në sekondat e fundit, duke lënë tifozët me “zëmër në dorë”. Ndeshja nisi në “malore” për skuadrën e Artetës që e pa veten në disavantazh pas vetëm 9 sekondash lojë.

Billing përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së “topçinjve”. Arsenali nuk mundi të reagonte në 45 minutat e para, ndërkohë që në pjesëne dytë Senesi do të befasonte vendasit me golin e dytë për Bournemouth.

Vendasit do të zgjoheshin pas këtij goli, teksa do të përmbysnin thuajse gjithçka për 8 minuta, Partey rihapi sfidën në minutën e 62-të, ndërkohë që Ben Ëhite do të barazonte shifrat pas një aksioni të bukur nga Nelson. Rastet për Arsenalin ishin të shumta, ndërkohë që nuk munguan pretendimet për penallti në 3 raste. Në sekondat e fundit të shtesës së ndeshjes, Nelson do do të shënont një super gol me një goditje në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve, duke marrë një sukses 1-0 ndaj Leedës United. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fofana në minutën e 53-të të ndeshjes. Blutë e Londrës gjithsesi mbeten në vendin e 10-të me 34 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tottenhami ndërkohë pësoi një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj Ëolves. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Adama Traore është rikthyer te goli në Premier League. Spursat pas kësaj disfate mbeten në vendin e katërt, por që do të kenë betejë të vështirë me Neëcastle dhe Liverpoolin. /R.Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?