FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga “ferri” në “parajsë”, si i ndryshoi karriera Adrian brenda 10 ditëve

Adrian erdhi me synime të qarta në “Anfield” për të fituar sa më shumë trofe dhe për të vendosur në vështirësi portierin Alisson. Në intervistën e tij të parë të dhënë më 5 gusht, portieri i njohur u shpreh krenar që kishte firmosur me kampionët e Europës, por fati e ndihmoi që në ndeshjen e parë, pasi rivali i tij, Alisson u dëmtua.

 

Adrian nuk e kishte menduar kurrë që debutimi i tij me “The Reds” do të vinte aq shpejt, pasi vetëm 4 ditë më vonë, më 9 Gusht, në ndeshjen hapëse të premier Leagues, braziliani Alisson u dëmtua dhe la fushën e lojës në minutën e 38-të të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjolli zbriti menjëherë në vendin e tij, në kuadratin e portës, por bëhej fjalë për një ndeshje fati i të cilës ishte zgjidhur më herët, pasi rezultati ishte 3-0 dhe i gjithë takimi përfundoi në shifrat 4-1 për të besuarit e Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë testi i vërtetë për Adrian ishte mbrëmjen e djeshme në Stamboll, ku iu desh të mbrojë katërkëndëshin e Liverpoolit, në sfidën finale të Superkupës së Europës, përballë londinezëve të Chelseat.

Këtë detyrë 32-vjeçari e realizoi me sukses, pasi nxori dy herë topin nga rrjeta, por bëri një sërë pritjesh vendimtare, ku më e rëndësishmja ishte ajo e penalltisë së Abraham, që i dha Liverpoolit trofeun dhe justifikoi tërësisht besimin e “The Reds” ndaj tij.

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?