Nga Juve-Milan tek Bayern-Dortmund, njihuni me duelet që “servir” kjo fundjavë

Pas magjisë së miqësoreve të luksit, kampionatet europiane kthehen në këtë fundjavë, me emocione dhe spektakël të garantuar.

Në Seria A, luhet java e 30-të me të gjitha takimet që do të luhen të shtunës, në vigjilje të festës së Pashkëve.

Një javë që servin sfida të lehta për skuadrat e mëdha, ndërsa bie në sy dueli mes Juventusit dhe Milanit. Të dyja skuadrat po kalojnë një situatë fantastike në kampionat dhe kanë arritur deri në finalen e Kupës së Italisë, por ky takim vjen në momentin e duhur dhe një barazim i mundshëm mes tyre nuk do t’i shërbente asnjërës palë, duke parë dhe pozitat në klasifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezijtë po kryesojnë rënditjen me dy pikë më shumë se Napoli, ndërsa kuqezijtë tentojnë maksimumin nga ky 90 minutësh, nëse duan që të shpresojnë për një vend në Champions vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ditën e shtunë, Bayern Munich pret Borusia Dortmund, me bavarezët që pritet të sigurojnë titullin kampion përballë verdhezijve. 

Paris Saint Germain dhe Monaco do të takohen të shtunën me fillim në ora 21:00 në kuadër të finales së Kupës së Ligës, ndërsa në La Liga,  Barcelona viziton Sevillën.

Fundjava spektakolare mbyllet në gadishull, aty ku të dielën në ora 17:00 Tottenham Hotspur mat forcat me kampionët aktual të Premier League, Chelsea.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?