Nga Spanja e bëjnë të sigurt, Correa edhe më pranë Milanit
Angel Correa vetëm një hap larg firmës me Milanin. Sipas spanjolles AS, menaxheri i 24-vjeçarit do të zbarkojë sot në Milani për të diskutuar detajet e kontratës me drejtuesit kuqezi.
“Djalli” është gati të shpenzojë 40 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Atletico Madridi kërkon 55 milionë. Udhëtimi i Augustin Jimenez në Milano do të shërbejë për një zgjidhje të ndërmjetme për shifrën 45 milionë euro.
“Los Cochoneros”, që zotërojnë kartonin e Correas, janë shumë afër blerjes së Rodrigos nga Valencia për 60 milionë euro. Correa, së shpejti do të vihet nën urdhrat e Giampaolos.
KOHA JONË SONDAZH

