Nga viti 2020, Messi mund të largohet kur të dojë nga Barcelona
Messi ka një kontratë me Barcelona deri në vitin 2021, por ai mund të largohet nga Barcelona, nëse dëshiron, në fund të çdo sezoni, kështu të paktën sipas “El País”. Vendimi do të varet i gjithi nga Lionel Messit.
Kapiteni i Barcelonës nuk dëshiron të jetë skllav i çdo rinovimi, pasi firmosi për herë të parë me klubin blaugrana në vitin 2005. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2021, por argjentinasi nuk kërkon që të rinovojë për të vendosur vet të ardhmen e tij në momentin që do të dëshirojë që të bëjë një tjetër zgjedhje.
Raporti me klubin e Barcelonës ka qenë gjithmonë solid, ndërkohë që “Pleshti” asnjëherë nuk e ka harruar nderin e madh që katalanasit i kanë dhënë në fillimet e tij të para me topin e futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

