Nga Wenger te Ramos, bota e futbollit qan Jose Antonio Reyes (Mesazhet prekëse)

Bota e futbollit është në zi për Jose Antonyo Reyes. Ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real dhe Atletico Madrid ka humbur jetën në një aksident rrugor në Utrera, vendlindja e tij. 35-vjeçari luante aktualisht në Segunda Division me Estremadura. Për momentin nuk është akoma e qartë dinamika e aksidentit. Lajmi për ndarjen e Reyes nga jeta është konfirmuar nga Sevilla në Twitter.

I mbiquajtur “Perla e Utreras”, Reyes ka debutuar në La Liga në moshën 16 vjeç dhe ka veshur fanellat e Sevilla, Real Madrid, Atletico, Espanyol dhe Cordoba. Jashtë kufijve të Spanjës, ai ka luajtur nga 2004-a në 2006-ën tek Arsenal, në 2008-ën te Benfica dhe në 2018-ën në Kinë me Xinjiang Tianshan Leopard. Reyes ka luajtur me kombëtaren e Spanjës në Botërorin e 2006-ës.

Në karrierën e tij, ai ka fituar një La Liga me Real Madrid, një Premier League, një Superkupë të Anglisë dhe një Kupë të Anglisë me Arsenal-in. Me Benfica-n ka fituar Kupën e Ligës, ndërsa sukseset më të mëdha në nivel ndërkombëtar i ka arritur me Atletico-n dhe Sevilla-n, duke fituar pesë Europa League dhe një Superkupën e UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me Beto-n, Kevin Gameiro-n dhe Vitolo-n, ai mban rekordin e fitoreve të Europa League. Ai ka shënuar 93 gola me klubet ku ka luajtur dhe 4 me kombëtaren e Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes më të goditurve nga lajmi tragjik ka qenë Arsene Ëenger, trajneri i tij tek Arsenal: “Jam i shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm për Jose”, ka shkruar francezi. “Familja e Arsenal i ofron mbështetjen më të madhe të mundshme familjes dhe miqve të tij. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”.

Ndërkohë, para finales së Champions League, që do të luhet në Madrid mbrëmjen e sotme, do të mbahet një minutë heshtje për Jose Antonio Reyes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?