Ngatërrimi i himnit, Macron mesazh Ramës: E patolerueshme, ndjesë e sinqertë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar! Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Sfida e djeshme nisi me një skandal, pasi organizatorët ngatërruan himnin e Shqipërisë, duke luajtur atë të Andorra-s, por kuqezinjtë nuk pranuan që të fillonte ndeshja deri në momentin që u luajt himni i saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që nuk gafat nuk mbaruan këtu, pasi gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?