FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngatërrimi i himnit në Francë, Rudi Vata: Diskriminim

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata në studion e Report Tv e ka quajtur një diskriminim dhe një shenjë mos respekti ngatërrimin e himnit të Kombëtares tonë në ndeshjen kundër Francës. Ai më pas ka thënë se edhe vetë lojtarët kanë pak faj pasi lejuan që të luhej himni i gabuar dhe reaguan shumë me vonesë.

“Për himnin u ndjeva i diskriminuar. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme por dyshoj shumë. Në një kohë të tillë të bësh gabime të tilla. Federata francezë duhej të bënte një test. Ishte një shenjë mos respekti. Reagimi ishte me vonesë i futbollistëve. Ne reaguam shumë me vonesë”.

Nga ana tjetër, ai thotë se Shqipëria pas humbjeve të pësuara nuk ka shpresa për Europian por thjeshtë duhet të luajë për të kthyer shpresat për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj që kemi shpresa për Europianin. Neser është ndeshje e rëndësishme për të ardhmen por jo për Europianin. Që nesër Edy Reja, ka kapur se kush janë lojtarët e vërtetë që do t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk mendoj që ka shqiptarë që janë të kënaqur me ndeshjen me Francën. sigurisht që kishim kundërshtar shumë të madh por edhe ne kemi lojtarë që paguhen si profesionista që duhet të jenë në gjendje që të luajnë një futboll të denjë që të bëjnë me shpresuar për më shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?