Ngatërruan Bukureshtin me Budapestin, 300 tifozë të Sevillas humbën mbrëmë finalen
300 tifozë të Sevillas bën një gabim qesharak, pasi kishin vendosur që të ndiqnin nga afër finalen e Europa League, por nuk kishin parë mirë qytetin ku do të luhej.
Ata morën biletat për në finale, por udhëtuan për në Bukuresht, Rumani në vend që të shkonin në Budapest të Hungarisë, ku u mbajt finalja.
Qytetet janë 640 km larg njëri-tjetrit, kështu që ata nuk mund të arrinin në destinacionin e duhur pasi kishin kuptuar gabimin e tyre.
Sevilla mposhti Romën me penallti në finale pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1 gjatë 90 minutave dhe shtesave. Tifozët me siguri që e kanë shijuar me birra në qytetin rumun.
300 of Sevilla fans travelled to Bucharest (Romania) instead of Budapest (Hungary). 😭
— BRGoals (@GTVWorld) May 31, 2023
KOHA JONË SONDAZH

