Ngjarje tronditëse në Argjentinë, lojtari rreh barbarisht gjyqtarin … më pas vret veten (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një ligë amatore futbolli në Argjentinë, ku një futbollist 24-vjeçar, Williams Alexander Tapon, vetëm 24 vjeç ka kryer vetëvrasje pasi u përfshi më herët në një skenë brutale në fushë duke rrahur barbarisht arbitrin.

Në pamjet e shpërndara nga mediat vendase duket Tapon duke plagosur rëndë arbitrin. Kur shoku i tij i skuadrës mori kartonin e kuq, Tapon fillimisht filloi ta godiste gjyqtarin me grushte dhe më pas e goditi me shkelm në kokë.

Gjyqtari ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati i tij ka ngritur padi kundër futbollistit për tentativë vrasje. Rasti trazoi Argjentinën, me futbollistin e ri që u gjend në qendër të kritikave dhe i gjithë publiku u kthye kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari i ri nuk e ka duruar dot presionin dhe ka qëlluar veten në stacionin e trenit në qytetin Aveljaned. Për ta bërë ditën edhe më të trishtë, Ëilliams Tapon i dërgoi familjes së tij një mesazh audio lamtumire.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë publiku u njoftua nga njëra prej motrave të tij, e cila iu bashkua një programi televiziv dhe e lëshoi mesazhin e tij të lamtumirës nga telefoni.

El último audio que mandó Williams Tapón a su familia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?