Ngoo: Korona më ka bërë të dukem si hajdut nate
Federata Shqiptare e Futbollit, vendosi ditën e djeshme të pezullonte futbollin e luajtur, për shkak të panikut nga koronavirusi, ndërkohë që futbollistët dhe të gjithë aktorët e tjerë të botës së futbollit, janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi.
Sakaq, një nga ata më aktivët në këtë periudhë sa i përket situatës, është sulmuesi i Tiranës, Micheal Ngoo. Britaniku postoi një foto në “Instagram”, i pajisur me maskë, duke shkruar: “Korona më ka bërë që të dukem si një hajdut nate”.

KOHA JONË SONDAZH

