Nis mbledhja e firmave, stadiumit të ri kombëtar mund t’i ndryshohet emri
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia përkujtimore, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Panajot Panos.
Legjenda e futbollit shqiptar, i ndarë nga jeta 9 vite më parë vazhdon të nderohet për kontributin e tij.
Klubi i Partizanit e ndërmori këtë nismë, ndërsa gjatë zhvillimit të ceremonisë u bë një propozim, që përflitet prej kohësh.
Stadiumit të ri kombëtar, që po ngrihet mbi “Qemal Stafën” e vjetër, t’i vendoset emri Panajot Pano.
Ky propozim nuk mbeti në kuadrin e fjalëve, si herë të tjera, por u kalua në hapa konkretë, mbledhjen e firmave, që e mbështesin këtë ide.
Po kështu, synohet që të paktën 1 milion vetë të firmosin online, në një peticion që do të hapet nga organizatorët, që “Arena Kombëtare” të marrë emrin e Panos.
Propozimi në fjalë, bashkë me firmat, do t’i shkojë FSHF-së, si organi që mund ta bëjë realitet këtë ide.
Personi që ka iniciuar mbledhjen e firmave që ditën e djeshme është ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

KOHA JONË SONDAZH

