Një milioner holandez vendos drejtësi në duelin Juventus-Atetico

Bjorn Kuipers do të jetë arbitri i ndeshjes Juventus-Atletico Madrid. Gjyqtari holandez është përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në një nga ndeshjet më të ndezura të fazës së 1/8-ve, e programuar për t’u luajtur më 12 mars në orën 21:00.

Juventus duhet të përmbysë humbjen 2-0 të duelit të parë në “Ëanda Metropolitano” të Madridit. Bjorn Kuipers ka drejtuar bardhezinjtë në 6 raste. Me të skuadra italiane ka arritur një fitore, katër barazime dhe një humbje. Për t’u evidentuar është fitorja 2-1 në vitin 2017 ndaj Mpnacos, ndërkohë që humbja më e rëndë është ajo e vitit 2010 ndaj Fulhamit.

Në këtë edicion Kuipers është impenjuar në tre ndeshje: Real Madrid-Roma 3-0 dhe Napoli-Paris Saint Germain 1-1. Kuipers ka arbitruar edhe finalen e Europa League në vitin 2013 dhe 2018. Gjyqtari holandez nuk është një emër i panjohur në botën e sportit, pasi të gjithë e njohin si “miliarder”. 45-vjecari ka një pasuri prej 12.4 milionë eurosh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?