FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një rival më shumë për Gjimshitin, Atalanta zyrtarizon ish-mbrojtësin e Liverpoolit

Atalanta bën një goditje për Champions League, kompeticion në të cilën do të marrë pjesë gjatë këtij sezoni. Skuadra bergamaske ka firmosur me mbrojtësin e njohur, Martin Skrtel, i cili vjen nga Fenerbahce pas tri sezonesh dhe ka firmosur vetëm për një sezon. Zyrtarizimi është bërë nga Atalanta gjatë pasdites, teksa kishte krye më parë edhe vizitat mjekësore.

Image

Qendërmbrojtësi do të përfitojë 1 milionë euro plus bonuse dhe do të mbajë të mbajë mbi shpinë numrin 37, duke zëvendësuar Mancinin e larguar te Roma. Skrtel ka një eksperiencë të gjatë në futbollin evropian, pasi ka luajtur për një kohë të gjatë te Liverpooli, por pa harruar edhe Zenitin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të jetë një rivalë më shumë për një vend titullari me Gjimshitin, i cili nuk druhet aspak, pasi ka fituar besimin e Gasperinit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?