Një shqiptar i jep Milanit vendin e tretë në tabelën e renditjes (VIDEO)

Milani nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A, teksa tashmë e sheh veten në vendin e tretë në tabelën e renditjes. Skuadra kuqezi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Sassuolos, duke arritur triumfin e katërt radhazi. Ekipi milanez luan mirë, por për të gjetur golin e parë duhet të priste një goditje nga këndi në minutën e 35-të. Pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë, Musacchio është në vendin e duhur për ta devijuar topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë Donnarumma shpëton ekipin e tij me një ndërhyrje shpëtimtare pas një goditje dënimi të Berardit.

Milani mbrohet mirë dhe kundërsulmon rrezikshëm, teksa në minutën e 64-t, Consigli do të ndëshkohej me karton të kuq, pasi ndaloi në mënyrë të parregullt Paitek në hyrje të zonës, duke i mohuar një shans të artë për të shënuar. Në minutat e fundit Milani e pati të thjeshtë për të adrministruar avantazhin, duke u ngjitur në kuotën e 48 pikëve, 1 më shumë se Interi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?