Një spanjoll ndëshkon Sevillan, Bayerni fiton me vuajtje Superkupën e Europës (VIEO)
Bayern Munich është fitues i Superkupës së Europës për vitin 2020, edhe pse do ta bënte një gjë të tillë pas 120 minutash lojë. Skuadra bavareze triumfoi me shumë vuajtje 2-1, një ndeshje që kishte parashikuar shumë më të thjeshtë.
Në minutën e 12-të, Rakitic pengohet në zonë nga Alaba, teksa gjyqtari akordoi penallti. Ocampos tregohet i saktë përballë portierit Neuer, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Bayerni do të hidhej në sulm pas golit të pësuar, teksa ai nuk do të vononte. Në minutën e 34-t, Lewandowski shërben mjaft mirë një top për Goretzka-n, i cili e ka të thjeshtë për të realizuar Brenda zonës.
Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultatat, ndërkohë që në fraksionin e dytë, rastet nuk do të mungonin në portën e Sevillas, por fati ishte me ta. Skuadra e Flick vuajti shumë realizimin e rasteve, duke bërë që ndeshja të shkonte në kohën shtesë.
Neziri do të shpërdoronte dy raste mjaft të mira, por golin do ta realizonin bavarezët. Javi Martinez ishte zgjedhja e duhur te zëvendësimet, pasi do të shënonte me kokë në minutën e 104-t. Sevilla u mundua të reagonte në minutat e mbetura te shtesës, por nuk arriti që të shënonte. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

