“Njerëzit inteligjent njohin gabimet e tyre”, Al-Khelaifi përshëndet daljen e Juves nga Superliga
Pak ditë më parë, Juventusi u tërhoq nga projekti me Real Madridin dhe Barcelonën për krijimin e Superligës. Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka përgëzuar “Zonjën e Vjetër” për këtë vendim në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“Njerëzit inteligjentë që njohin gabimet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur. Mendoj se është vendimi i duhur dhe i zgjuar nga ana e Juventusit që të largohen nga e ashtuquajtura jo dhe aq Superligë.
Nuk ka të ardhme atje, nuk ka asnjë projekt, nuk ka asgjë, kështu që ka kuptim të kthehemi në familje. Është humbje kohe, energjie, parash dhe gjithçka për asgjë. Është mirë që ata të përqendrohen te klubi.
Të kthehen në familje dhe në ekosistemin e vërtetë të futbollit. Njerëzit e zgjuar i kuptojnë gabimet dhe i korrigjojnë ato. Kështu që unë mendoj se është një vendim i shkëlqyer nga ana e Juventusit”, u shpreh Nasser Al-Khelaifi.
KOHA JONË SONDAZH

