Njihuni me ekipet që kanë investuar më shumë në 20 vitet e fundit në merkato

Observatori ndërkombëtare i futbollit, CIES ka publikuar së fundmi renditjen e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë që nga viti 2010 dhe deri më tani në merkaton e transferimeve. Në krye qëndron Manchester City që ka shpenzuar 1.6 miliard milionë euro për të rrëmbyer futbollistët më të mirë në treg.

 

Pas tyre në mënyrë surprizë vjen Barcelona me 1.5 miliard euro, ndërkohë që në vendin e tretë qëndron Chelsea i Abramovich me 1.4 miliard euro. Pas tyre vjen PSG, ndërkohë që 5-shen më të mirë e mbyll Juventusi me 1.27 miliard euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë CIES ka publikuar edhe një tjetër statistikë shumë interesante për klubet që kanë përfituar më shumë nga shitja e futbollistëve në 10 vitet e fundit. Në vendin e parë qëndron Monaco me 1 miliard euro nga shitja e lojtarëve, e ndjekur nga Chelsea me 868 milionë euro, ndërkohë që në vendin e tretë qëndron Juventus me 787 milionë euro. Interesant është fakti që 5-shen më të mirë e mbyll Real Madrid me 763 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?