FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me tifozin më të pafat (çuditshëm) të Manchester City-it (VIDEO)

Jeni ulur në shkallët e stadiumit dhe skuadra juaj luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezoni. Tensioni sa vjen e shtohet me kalimin e minutave, ndërkohë që goli nuk do të shënohet. Më pas vjen në çastin më të papritur, nga kapiteni i skuadrës menjë goditje nga distanca. Një gol që ka peshën e një titulli kampion.

Imagjinojeni pak nëse e humbet atë gol sepse je larguar nga vendi ku ishe ulur për të shkuar në banjo, ose për të blerë një birrë. Pikërisht kjo gjë ka ndodhur ditën e djeshme me një tifoz të pafatë të Manchester City. Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, në momentin që futbollisti belg po godiste nga distanca, tifozi ishte në daljen e shkallëve duke humbur golin.

Nuk dihet nëse ishte një urgjencë fiziologjike, ose kishte nevojë për t’u rikthyer shpejt në shtëpi. Fakti është që britmat pas atij goli mund ta kenë detyruar që ai të rikthehet dhe të festojë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?