Norvegji-Angli/ Tuchel surprizon me zgjedhjet në sulm, nordikët i besojnë Schjelderup
Gjithçka është gati për çerekfinalen e tretë të Kupës së Botës 2026, ku Norvegjia dhe Anglia do të përballen për një vend në gjysmëfinale.
Pas kualifikimit të Francës dhe Spanjës, që eliminuan respektivisht Marokun dhe Belgjikën, vëmendja zhvendoset te dueli mes dy skuadrave europiane, ku pritet një përballje spektakolare mes dy sulmuesve më të spikatur të turneut, Erling Haaland dhe Harry Kane.
Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka bërë vetëm një ndryshim në formacionin që nisi sfidën ndaj Brazilit. Schjelderup merr vendin e Antonio Nusës në repartin ofensiv, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbetet e pandryshuar.
Nga ana tjetër, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vendosur t’i besojë Noni Madueke në krahun e djathtë të sulmit, duke lënë në stol Bukayo Sakan.
Formacionet zyrtare:
Norvegjia (4-3-3): Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Ëolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane.
KOHA JONË SONDAZH

