Norwich shokon Manchester City-in, i shkakton humbjen e parë sezonale (VIDEO)

Norwich ka dhuruar surprizën më të madhe të javës në Premier League duke mundur 3-2 kampionët e Anglisë, Manchester Cityn. Vendasit befasuan skuadrën e Guardiolës që në minutën e 18-të, kur kaluan në avantazh me anë të McLean, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Cantwell që dyfishoi shifrat.

 

Sergio Aguero rihapi takimin, duke shënuar në minutën e 45-të për City-n, por një nga sulmuesit më në formë të momentin, finlandezi Pukki shënoi edhe golin e tretë për Norwich, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 88-të ishte spanjolli Rodri, i ardhur nga Atletico e Madridit, që shënoi golin e dytë për Cityn, por që në fund shërbeu vetëm për të bërë më emocionuese pjesën e mbetur të takimit, pasi vërshëllima finale la në fuqi fitoren e Norwich, me rezultatin 3-2. Pas kësaj humbje Manchester City mbetet 5 larg nga Liverpooli që kryeson me pikë të plota, 15.

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?