FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Nostalgji për Partizanin”, Allmuça: Tek Tirana për titull

Igli Allmuça ka mbajtur veshur fanellën e Partizani dhe Kukësit, gjatë karrierës të tij të gjatë si futbollist. Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, ish-mesfushori, foli për supersfidën e sotme që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”.

“Janë dy skuadra pretendente. Kanë pasur oshilacione. Për nga pritshmëritë nuk janë aty ku duhen. Kukësi është skuadra që kam më të freskët. Kemi kaluar 3 turne në Kupat e Europës. Te Partizani kam dalë si futbollistë dhe është skuadra që kam nostalgji. Për titullin kampion dua të fus edhe Tiranën. Shpresoj që këto skuadra të luftojnë deri në javët e fundit. Në qoftë se nuk është vlerësimi i duhur, mund të ketë edhe sezon të dështuar. Kukësi has vështirë që nuk luan përballë tifozëve të vetë. Në qoftë se ndeshjet do bëheshin në Kukës, nga trysnia do të kishte më shumë pikë. Nga kontigjenti që ka Kukësi, mendoj se do të rivalizojë deri në javët e fundit. Çfarë ndodh me Dinamon? Te Dinamo kanë ardhur drejtuesa të rinj italianë, bashkë me staf teknik. Vetëm këtë di për momentin, nuk di gjë tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?