Nuk e priti mirë zëvendësimin, Calabria i pakënaqur nga Pioli
Kapiteni i Milanit, Davide Calabria dukej i frustruar pasi u zëvendësua në pjesën e dytë kundër RB Salzburg pasi ishte ndëshkuar edhe me karton te verdhe dhe ishte nervozuar me shokët e ekipit.
Italiani e nisi ndeshjen në Red Bull Arena, por u zevëndësua pas 56 minutash, nga i huazuari i Barcelonës, Dest, i cili iu bashkua klubit si huazim në ditën e fundit me te drejtën e blerjes për 20 mln euro.
Calabria u kap në një moment nga kamerat shumë i mërzitur për zëvendësimin. Shenja që mund të jenë domethënëse se mes tij dhe trajnerit mund të kenë nisur krisjet e para.
Kjo sjellje nuk u prit mire nga tifozeria kuqezi teksa pritet qe ndaj Sampdorias mund ta nis Dest nga minuta e parë dhe Calabria si zëvendësues.
KOHA JONË SONDAZH

