“Nuk e shes as për 30 milionë euro”, presidenti mbyllë derën për largimin e bomberit të Kosovës
Fenerbahce i ka bërë një nisje të shkëlqyer këtij sezoni në Turqi, bashkë me të edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Murqi i cili po ndiqet nga afër nga skuadrat elitare europiane.
Presidenti i skuadrës turke, Ali Koç, ka folur për të ardhmen e sulmuesit, duke u shprehur se ai shpreson që Muriqi të qëndrojë në ekip të paktën edhe 2 vitet e ardhshme.
“Ende nuk është shpalosur më e mira nga Muriqi. Unë mund ta shes për 30 milionë euro, por nuk do e bëj. Nuk e blemë për ta shitur. Ai do të luajë të paktën 2 vite me këtë klub dhe do të bëjë gjëra të mira. Muriqi po luan në një klub shumë të madh”, – deklaroi Koç.
Muriqi shkëlqeu edhe në dy ndeshjet e fundit me përfaqësuesen e Kosovës, atë me Çekinë dhe ndaj Anglisë dhe për të janë interesuar skuadrat angleze të Manchester United dhe Tottenham Hotspur, po ashtu edhe Atletico Madrid dhe Lazio në Itali.
KOHA JONË SONDAZH

