Nuk ka kthim pas te Reali, Sergio Ramos kërkon largimin

 

Kapiteni i dytë i ekipit të Real Madrid, Sergio Ramos nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë mendje për sa i përket vendimit të tij për ti dhënë fund karrierës me “Los Blancos”. Ky është një vendim “kokëfortë” i marrë në kushte gjaknxehtësie, por përkundrazi është një vendim i medituar dhe sipas të përditshmes “Marca” është i parevokueshëm.

Edhe pse do të ishte e trishtë për të, Ramos pritet të bëjë atë që një vit më parë askush nuk do ta mendonte: ti japë lamtumirën Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ramosin ky është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e tij. Nuk ka të bëjë me negociatat për më shumë para; lojtari ka nevojë për një aventurë të re, për të filluar gjithçka nga e para diku tjetër. Diskutimet mbi pagën e tij mund të kenë qenë arsyeja që ai filloi të mendonte mbi një largim të mundshëm, por kjo nuk është më çështja për mbrojtësin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muaj më parë, lojtari dhe klubi ishin “të bllokuar” në bisedimet mbi pagën që ish lojtari i Sevilla meritonte për shërbimet e tij. Të dyja palët kishin mendime të kundërta dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. Diferenca midis çfarë donte lojtari dhe çfarë ishte i përgatitur klubi të paguante ishte aq e madhe sa që nuk mund të merreshin në konsideratë as tolerimet nga të dyja palët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?