FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka largim në janar, Këln “blindon” Mërgim Mavrajn

Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë dhe i Këlnit, Mërgim Mavraj, duket se është përjashtuar nga  merkato e dimrit, edhe pse kërkohej nga Mynih 1860.  Pas nënshkrimit të Sascha Molders, TSV 1860 Mynih është ende intensivisht në kërkim të përforcimeve të reja për të parandaluar rënien në Bundeslihgën e tretë.  Megjithatë, drejtori sportiv, Oliver Kreuzer raportoi se asnjë lojtar  nuk është kontaktuar, edhe pse është përfolur ditët e fundit, për një interes prej luanëve mbi mbrojtësin qendror të Cologne, Mërgim Mavraj. Ky i fundit kërkonte një ekip tjetër, që të aktivizohej më shumë minuta, për shkak të konkurrencës së fortë tek skuadra e Bundesligës së parë. Por Köln citon trajnerin e Geisböcke, Peter Stöger, me fjalët: “Ne nuk kemi marrë asnjë telefonatë. Nëse do të ketë të interesuar, prapë kjo do të jetë një kërkesë me gjysmë zemre për mua dhe me gjysmë zemre gjërat nuk realizohen…”. Përveç kësaj, trajneri ishte i lumtur që të ketë katër mbrojtës qendror në skuadër. Këlni, kësisoj, hedh poshtë mundësinë e largimit të Mavraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?