FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka më “Pazza Inter” në “San Siro”, Conte heq himnin e famshëm

“Unë nuk dua një Inter të çmendur, mjaft me çmenduri. Unë dua një ekip të rregullt”. Frazat e Antonio Contes u tha në fillim të aventurës së tij në muajin korrik me Interin. Klubi e ka miratuar kërkesën e tij, duke hequr himnin “Pazza Inter” nga San Siro.

 

Dje në fitoren ndaj Lecces në prag të ndeshjes, himni i famshëm i klubit zikaltër nuk u luajt. Në stadium u vendos vetëm “C’è solo l’Inter”, himni i vjetër i ekipit, në nderim të Peppino Prisco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një vendim i marrë nga drejtuesit për të gjithë sezonin. Në hyrjen e futbollistëve në fushë, në “San Siro” nuk do të dëgjohen më notat e himnit të famshëm zikaltër. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?