FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka shënuar ende, Piatek do të thyejë “mallkimin” e Milanit

Fanella me numrin 9 është kthyer në një mallkim për sulmuesit e Milanit. Që nga koha e Filippo Inzaghi, të gjithë pasardhëeit e tij kanë dështuar në fushën e lojës. Kjo vlen edhe për Krzyzstof Piatek. Sulmuesi polak shënoi 30 gola në 48 ndeshje në sezonin e shkuar, ndërsa me nisjen e edicionit të ri nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Një shkak për këtë edhe pse ekstra futbollistik gjehet te zgjedhja e futbollistit për të mbajtur numrin 9 në skuadrën kuqezi.

“Pas ndeshjes me Brescia, shokët në dhomat e zhveshjes më thanë se të gjithë vajin e kishte numri, por unë kam dashur gjithmonë të luajë me atë fanellë”, ka thënë Piatek, që më pas tregon shkaqet e vërteta të nisjes larg pritshmërive. Sipas polakut, tifozët e Milanit duhet të jenë të qetë, pasi golat e tij do të vinë shumë shpejt për të ndihmuar skuadrën në misionin kryesor për t’u kthyer në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Nuk isha në formë pas fazës përgatirore para kampionatit. Pastaj nuk është aspak e lehtë të mësohesh me skemat e Giampaolo. Duhet të mësojmë, por na duhet pak kohë. Duam të kontrollojmë lojën, por besoj se në disa raste duhet të gjejmë zgjidhje më të thjeshta për të dërguar topin në rrjetë”, ka bërë të ditur Piatek. Pavarëisht se ende nuk e ka gjetur golin e parë, sulmuesi polak është në qendër të projektit të Milanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?