Nuk mjafton dopieta e Berishës, Bayerni shkatërron Augsburgun (VIDEO)

Bayern Munich merr një fitore të thjeshtë në shifrat 5-3 ndaj Augsburgut dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes.

Në “Allianz Arena” festivali i golave nisi nga këmbët e shqiptarit Mërgim Berisha, që mposhti Sommerin që në minutën e dytë me një gol fantastik.

Bavarezët reaguan shpejt dhe shënuan golin e barazimit me Cancelon, ndërsa më pas ishte Benjamin Pavard që shënoi dy herë, para se Sane të çonte shifrat në 4-1, në fundin e pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë Berisha shënoi sërish, këtë herë me penallti, ndërsa Anthony Davies shënoi të pestin për bavarezët dhe në shtesë, Cardona shënoi edhe të tretin për Augsburgun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?