FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

6 futbollistë të Real-it për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, ka filluar të zbatojë idenë e tij në drejtimin e ekipit, duke ndryshuar shumë gjëra që ishin të zakonshme në kohën e Visente Del Boskes.

Në listën e të grumbulluarve për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë, trajneri spanjoll ka grumbulluar për herë të parë pas 13 vitesh 6 futbollistë të Real Madridit njëkohësisht në kombëtare. Isko, Naço, Morata, Ramos, Lukas dhe Karvahal janë futbollistët madrilenë që kanë marrë një ftesë nga Lopetegui.

6 futbollistë të Realit kanë qenë për herë të fundit në kombëtare në vitin 2003, kur trajneri Injaki Saez grumbullonte njëkohësish Kasijasin, Hlguerën, Raul Bravon, Mishel Salgadon, Gutin dhe Raulin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lopetegui gjithashtu ka filluar të largojë nga kombëtarja të “paprekshmit” e ish-trajnerit Del Boske si Kasijas, Fabregas, Pedro dhe Huanfran, të cilët nuk kanë marrë ftesë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë./panoramasport/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?