Nuk pason shumë, ja arsyeja që bëri që United të hiqte dorë nga Fernandes

Manchester United ishte shumë e interesuar për mesfushorin e Sportingut, Bruno Fernandes gjatë gjithë verës, por në fund të fundit nuk arriti asnjë marrëveshje. Portugezi shënoi 31 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, duke tërhequr interesin e Djajve të Kuq dhe Tottenhamit.

 

Mediat angleze raporton se United madje kishte gjetur një akord për transferimin e tij për 70 milionë euro. Gjithsesi merkato e transferimeve është mbyllur dhe Fernandes duket se do të mbetet te Sportingu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasime të kompletuara gjatë sezonit 2018/19

  1. Fred – 86.3%
  2. Juan Mata – 86%
  3. Jesse Lingard – 85.7%
  4. Paul Pogba – 82.8%
  5. Andreas Pereira – 82.4%
  6. Bruno Fernandes – 75.1% (për Sporting-un)

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e United u tërhoqën në fund nga tendenca e lojtarit për të mos dhënë shumë pasime. Në krahasim me disa prej lojtarëve aktual të klubit anglez, mesfushori jep më shumë pasime të gjata. Sipas Solskjaer ai rrezikon shumë duke e mbajtur më shumë seç duhet topin. Në këtë mënyrë norvegjezi vendosi të mbajë të njëjtën grup që ka pasur vitin e kaluar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?