“Nuk të flas më”, e ëma e Sarrit reagoi ashpër pasi djali firmosi për Juven
Maurizio Sarri nuk “tradhtoi” vetëm tifozët e Napolit kur zgjodhi të bëhej trajneri i Juventusit. Mediat italiane kanë zbuluar se fundmi, se nëna e tij nuk e priti aspak mirë lajmin që djali i tij kishte marrë drejtimin e skuadrës bardhezi.
Prapaskena është zbuluar nga Aurelio Virgili, djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës dhe mik i trajnerit aktual të Juventusit. “Miqësia në diskutim për shkak të futbollit? Jo, nuk doja të zemërohesha, edhe pse ëma e tij kur dëgjoi që kishte firmosur për Juventusin, i tha ‘nuk të flas më’.
Maurizio do të bëj punën e tij për 90 minuta dhe më pas do të bëhet sërish tifoz i Fiorentinës. Kur nuk arrin që të shohë ndeshjet më pyet ‘si shkoi ndeshja?’. Një herë më ka thënë që në fundin e karrierës sdo të stërvit këtu falas”, deklaroi Aurelio Virgili. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

