Numërimi mbrapsht ka filluar për ekipin anglez, rrezikon shpërbërjen

Situata duket e pashpresë për skuadrën e Bolton Wanderers pasi ato duhet të gjejnë një financues të ri. Për “The Trotters” është dhënë afati deri në orën 17:00 të ditës së sotme për të gjetur një financues ose ato do të shpërbëhen si klub dhe si kompani.

Është një situatë dëshpëruese edhe për vetë tifozët të cilët e kanë mbështetur ekipin e tyre me një histori 145 vjeçare. Vetëm disa vite më parë Bolton luante në Premier League, kurse tani ka zbritur në kategorinë e katërt. Vetëm 11 vite më parë ato luanin kompeticionet elitare Europiane.

Disa prej sukseseve më të mëdha për anglezët ishin në vitin 2008 kur skualifikuan Atletico Madridin në raundin 1/16  të Uefa Champions League, pas barazimit në Vincente Calderon. Gjithashtu ata arritën të mposhtin Red Star Belgrade dhe i morën një barazim 2-2 Bayernit të Munich-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e tyre, megjithëse nuk ka përfunduar ende, është ndoshta një nga ngjarjet më shqetësuese të klubeve të Premier League në lidhje me keqmenaxhimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?