FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Owen akuzon rëndë Capellon: Është një plehrë, më shkatërroi karrierën!

Michael Owen ka sulmuar ashpër trajnerin italian, Fabio Capello, të cilin e akuzon se i shkatërroi karrierën kur mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008.

 

“Fabio mendonte se duhej të ndryshonte diçka në përfaqësuesen e Anglisë dhe na doli problemi isha unë, Michael Owen. Jo vetëm që ma shkurtoi karrierën ndërkombëtare, që e kisha të fituar me shumë vështirësi, pa më dhënë asnjë shpjegim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga trajnerët më pak efektivë që ka patur Anglia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte absolutisht një plehrë. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez, në përgjithësi, dhe u pagua shtrenjtë për ta bërë këtë”, u shpreh ish-sulmuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Owen shënoi 40 gola në 89 paraqitje gjatë karrierës së tij me “Tre Luanët”. Ai u tërhoq nga kombëtarja 4 muaj pas emërimit të italianit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?