Oliver Kahn merr rolin e presidentit të Bayern Munich

Bordi mbikëqyrës i Bayern Munich ka emëruar Oliver Kahn në grupin drejtues për 5 vitet e ardhshme. Ish-portieri dhe kapiteni i bavarezëve, do të bëhet pjesë e bordit më 1 janar dhe nga viti 2022 dhe do të zërë vendin e Karl Heinz Rummenigge si president.

 

Kryetari i bordit mbikëqyrës, Uli Hoeness, i cili do të japë dorëheqjen në fund të vitit, e përcakton Kahn “një zgjidhje perfekte”. “Oliver ka qenë i rëndësishëm në historinë e klubit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë kapiten i ekipit kombëtar për vite me radhë, ka fituar pothuajse të gjitha titujt që mund të fitohen. Në fundin e karrierës, ka mbaruar një Master në menaxhimin e biznesit, ndaj dhe e njeh futbollin, ai e njeh ekonominë dhe ka ADN-në e Bayernit brenda tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?