Operacion me vlerë 36 milionë euro, zbulohen detajet e kalimit të Zakaria tek Chelsea

Chelsea bëri një transferim të papritur në momentet e fundit, duke marrë Denis Zakaria nga skuadra e Juventusit. Skuadra bardhezi ka publikuar dhe detajet e kësaj lëvizje në formë huazimi, me të drejtën e blerjes që shkon në 28 milionë euro. N ëottal Juventusi do të përfitojë në rastin më të mirë 36 milionë euro.

“Juventus Football Club njofton se ka arritur një marrëveshje me Chelsea për shitjen, në baza të përkohshme deri më 30 qershor 2023, të të drejtave të kartonit të Denis Zakaria kundrejt një pagese prej 3 milionë euro, plus bonuse deri në maksimumin e 1 milion euro.

Për më tepër, marrëveshja parashikon që Chelsea të marrë shërbimet sportive të lojtarit, shuma e rënë dakord për shitjen përfundimtare është 28 milionë euro, të pagueshme në tre vite financiare dhe mund të rritet, gjatë kohëzgjatjes së kontratës së shërbimit sportiv me lojtarin, për një shumë jo më të madhe se 5 milionë euro me arritjen e qëllimeve të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tarifat shtesë, duke përfshirë pjesën që lidhet me kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, arrijnë një shumë maksimale prej 5% të llogaritur mbi vlerën totale të të gjithë operacionit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?