Operohet trajneri i Gjermanisë, nuk do të drejtojë ekipin në dy sfidat e radhës
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew është operuar në spital për shkak të një dëmtimi gjatë stërvitjeve dhe nuk do të jetë në pankinë për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Estonisë.
Vetë Loeë ka folur për faqen e Federatës Gjermane, ku ka shpjeguar: “Ndihem që tani mjaft mirë, por kam ende nevojë për pushim për 4 javët e ardhshme. Jam në kontakt të vazhdueshëm me stafin tim, Marcus Sorg e Andy Kopke kanë shumë eksperiencë dhe se bashku do ia dalin ta kalojnë këtë periudhë pushimi të shkurtër”.
Gazeta “Bild” raporton se Loew ka lënë klinkinën e Universitetit të Friburgut, pasi kishte shfaqur probleme me qarkullimin e gjakut pas një përplasje, teksa fillimisht u vendos që nuk do të operohej, por më pas stafi mjekësor ndryshoi vendim.
KOHA JONË SONDAZH

