Osimhen i thotë “po” Bayernit, tani mbetet të bindet vetëm De Laurentiis
Victor Osimhen në sezonin e ri mund ta shohim në një tjetër kampionat. Në Gjermani janë të bindur se golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Itali, ka pranuar propozimin për një transferim te Bayern Munich.
Siç raportojnë gjermanët e “Sport1”, nigeriani do të bashkohet me bavarezët, por mbetet përgjigja përfundimtare nga De Laurentiis, me presidentin e Napolit që nuk ka ndërmend të ulë shifrën e 150 milionë eurove për kartonin e lojtarit.
Pasi Tottenham refuzoi ofertën e Bayern Munich për kartonin e Harry Kane, tashmë bavarezët thuhet se kanë intensifikuar kontaktet me Osimhen. Ky operacion nuk pritet të jetë i lehtë për gjermanët pasi Napoli nuk bën hapa pas në lidhje me çmimin e kartonit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

