Pa luajtur asnjë ndeshje, Gundogan rrezikon të largohet nga Barcelona
Barcelona vijon të jetë në krizë nga ana ekonomike. Absurdi i radhës ndodh me transferimin e Gundogan. Mesfushori gjerman u zyrtarizua të hënën pikërisht në kanalet e klubit, por tashmë rreziku është të mos regjistrohet.
Siç raportohet nga The Athletic, problemi ka lidhje me FFP-në e klubit spanjoll dhe nënshkrimi i ish-lojtarit të City-t do të tejkalonte kufijtë e vendosur të pagave.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë me blaugranat ku do të nisë aventurën e tij më 1 korrik. Tani spanjollët do të duhet të mbledhin 50 milionë euro nga transferimet për të regjistruar gjermanin në skuadër, në të kundërt ekziston mundësia që gjermani të lihet i lirë dhe të marrë gjithsesi pagën për vitin e parë.
KOHA JONË SONDAZH

